Real Madrid befason me përforcimin e ri (Foto)

Real Madrid po synon ta transferojë N’Golo Kanten nga Chelsea

Kampioni i Evropës dhe Spanjës, Real Madrid deri më tani nuk ka sjellë asnjë përforcim në Santiago Bernabeu.

Por, Los Blancos këtë mund ta bëjnë shumë shpejt. Sipas Don Balon, Real Madrid po synon ta transferojë N’Golo Kanten nga Chelsea.

Kanten, i cili krahasohet me Claude Makelelen, ishte kërkuar edhe verën e kaluar nga Real Madrid. Por, ish-anëtari i Leicester City u transferua në Chelsea, me të cilin ekip fitoi titullin e kampionit.

Mesfushori i përfaqësueses së Francës, vlera e të cilit është rreth 40 milionë euro, ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2021.

Pritet të shihet nëse Chelsea do të heqë dorë nga njëri ndër mesfushorët më të mirë të saj. /Express/

 
Loading...