Reagon Vëllaznimi: Këtë turp nuk e lanë as Drini e as Ereniku

Vëllaznimi është mposhtur në Gjakovë nga Trepça 89′, me rezultat 1:4, dhe ndaj kësaj humbje, fuqishëm ka reaguar skuadra e njohur gjakovare, ndajë shtabit teknik dhe lojtarëve.

Reagimin e KF Vëllaznimit, mund ta lexoni në pjesën e mëposhtme:

TURPI QË NUK DO TA LANË AS DRINI AS ERENIKU

K.F.”Vëllaznimi” është një ndër klubet me traditën më të gjatë ën futbollin e Kosovës. I themeluar në vitin 1927, ky klub, sivjet shënon 88 vjetorin e themelimit. Dhe, për këto 88 vite, ky klub kurrë nuk e ka përjetuar aët që e përjetoi të mërkurën më 27 Maj 2015. Kjo ditë do të hyn në histori si dita më e turpshme e këtij klubi, në regji të një grupi njerëzish (trajnerë e lojtarë), ët cilët, siç u pa shumë sheshazi kësaj here, nuk e duan dhe as që e kanë dashur ndonjë herë këtë klub.

Në një ndeshje ku epilogu ishte shumë i rëndësishëm për Klubin tonë, atë me Trepça’89, Vëllaznimi u detyrua të luaj me futbollistë juniorë, sepse ata që e kishin detyrë morale, njerëzore dhe profesionale për të luajtur, “yjet” e quajtura seniorë, nuk pranuan të luajnë! Kjo nuk i ka ndodhur kurrë këtij klubi, pro dyshojmë se i ka ndodhur edhe ndonjë klubi tjetër në Kosovë. Prandaj, veprimi i “yjeve” seniorë të këtij klubi paraqet nëj turp të cilin nuk do ta lanë as Drini as Ereniku. Emrat e atyre që sot vepruan kështu, do të “skalitën” me shkronjat e turpit në historikun e Klubit.

Pavarësisht se Kryesia e Klubit ishte plotësisht e bindur që kërkesa e turpshme e trajnerëve dhe lojtarëve, që anëtarët e Kryesisë të mos jenë prezent në ndeshjen në fjalë, ishte e pashembullt dhe tejet ofenduese, vetëm e vetëm që të jemi në shërbim të klubit, pak orë para ndeshjes, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të grupit të tifozëve “Kuqezinjët e Jakovës” e pranuam edhe nëj gjë të tillë. Mirpëo, ja që as kjo nuk u mjaftoi “yjeve” seniorë që të dalin ën fushë. Kjo është dëshmia më e mirë se prapa këtyre kërkesave absurde fshihet diçka shumë më e madhe dhe shumë ëm serioze se mllefi kinse për borxhin e papaguar, pasi ai borxh përfshinë vetëm pagesat për një muaj – Prill 2015.

Ky veprim i “yjeve” seniorë dhe trajnerëve të tyre, mund të ketë edhe prapavi tjetër, politike. pasi dihet se Klubi është klub publik të cilin e ka themeluar dhe e financon Komuna. Veprimet kundër klubit mund të kuptohen edhe si veprime kundër Komunës dhe strukturave udhëheqëse të saj. Se kush ka ndikuar tek bojkotuesit që të veprojnë kështu, ne nuk e dimë, por ata vetë e dinë më së miri dhe e kanë borxh tua shpjegojnë qytetarëve të Gjakovës dhe tifozëve besnik të Klubit, të cilët,e dhe në këtë situatë të pashënuar ndonjë herë më parë, ishin kraj klubit dhe i përkrahën njomakët që iu kundërvënë me nder njërit prej klubeve më cilësore dhe më me nam në futbollin e Kosovës Trepça’89.

Na vjen shumë keq që disa prej lojtarëve të senIorëve, që, sido që të jetë, perspektivën e kanë në Vëllaznim, kanë rënë viktima të kërcënimeve dhe shantazheve të papara që i kanë bërë “prijësit” e këtij veprimi të turpshëm. Aq më parë kur shumica e atyre që i kanë pri kësaj valle (lojtarë e trajner), qysh më herët janë deklarua se tashmë kanë gjetur angazhime të reja në klubet e tjera. Se sa kemi të drejtë do të dëshmon shumë shpejt koha. Është shuëm e qartë se ata as që kanë menduar për të tjerët që karrierën do të duhet ta vazhdojnë në Vëllaznim, por kanë shikuar vetëm interesat e veta, duke rrezikuar interesat e atyre që i konsiderojnë “shok”!

Me të drejtë pyesim se si e kanë ndie veten “yjet” seniorë të cilët e kishin marrë guximin q ëtë jenë në tribuna, duke i përcjellë djemtë e ri të klubit të tyre, duke u ballafaquar me kundërshtar të pabarabartë, shumë më të përgatitur dhe shumë me më përvojë? A kanë ndie dhimbshuri, së paku për një moment për ata që e kanë pasur të veshur fanelën që edhe ata e bartin? Apo shprehja dhimbshuri është e panjohur për ata?

Me respekt,
Kryesia e K.F.”VËLLAZNIMI”
GJAKOVË
Kryesia e KF”Vëllaznimi”, në mbledhjen e vetë të mbajtur të hënën më 25 maj 2015, e ka shqyrtua në detaje situatën aktuale të krijuar në Klub, tri xhiro para mbylljes së kampionatit, dhe me këtë rast për opinion lëshon këtë
K O M U N I K A T Ë

– Rezultatet që klubi i ka arritur gjatë këtij stinori pranveror kanë qenë dukshëm nën nivelin e pritur. Nga 6 ndeshjet e deritashme të zhvilluara në Gjakovë është fituar vetëm një (me Ferizajn) ndërsa në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në Gjakovë është fituar vetëm nga 1 pikë në duel me rivalin e drejtpërdrejtë në luftë për ekzistencë, Dritën dhe madje me Trepçën që ka kohë që është çregjistruar dhe që gjatë 14 ndeshjeve të deritashme pranverore e ka fituar vetëm një pikë dhe atë mu në Gjakovë! Këto rezultate të pakënaqshme e kanë sjellë klubin tonë në situatë që tash e ka mjaft të vështirë t’i shmanget barazhit në ç’mënyrë seriozisht rrezikohet ekzistenca në shoqërinë elite.

– Në këto dështime të deritashme, veçmas gjatë stinorit pranveror, përgjegjësia e shtabit teknik është vlerësua si vendimtare. Si duket duke e pasur parasysh mu këtë, kryetrajneri i klubit mundohet ta mbulon dështimin e vetë duke përhapur akuza të paqena dhe fakte jo të vërteta, siç ishin ato të botuara në “Gazeta Olle”. Ky konstatim mbështetët në këto fakte:

1. Nuk janë të vërteta vlerat e borxhit që përmendën aty, pasi borxh real janë vetëm të ardhurat e muajit prill 2015 që ende nuk janë paguar e për të cilat Kryesia po bënë angazhime që t’i siguroi dhe t’i paguaj. Të gjitha të ardhurat e tjera, deri edhe për muajin Mars janë paguar dhe për këtë ekzistojnë dëshmitë.
2. Në mbledhjen paraprake të Kryesisë të mbajtur më 18 Maj 2015, ku ka qenë prezent edhe kryetrajneri dhe zv.kapiteni i skuadrës, janë bërë të ditura angazhimet e Kryesisë për sigurimin e mjeteve për pagesën e të ardhurave të Prillit, dhe kryetrajneri dhe zv.kapiteni janë pajtuar që të vazhdojnë aktivitetin. Çka ndodhi në ndërkohë, ata e dinë më së miri?
3. Në ndeshjen e të dielës në Vushtrri kanë qenë prezent 4 anëtarë të Kryesisë së Klubit dhe sekretari i Klubit që ka qenë përfaqësues zyrtar i Klubit, e jo siç thuhet në shkrim 2-3! Kuptohet se nuk iu kemi urua për barazimin në Vushtrri, sepse nuk e kemi konsideruar sukses, pasi ai rezultat, edhe ata të mëparshmit, na ka sjellë në situatë që e kemi tejet të vështirë t’i shmangemi barazhit që është larg pretendimeve tona dhe premtimeve që i ka dhënë shefi i shtabit teknik kur e ka marrë detyrën. A mund të konsiderohet ky sukses?! Kur jemi te ndeshja në Vushtrri, shfrytëzojmë rastin tu falënderohemi publikisht vushtrriasve për mikëpritje, e posaçërisht sekretarit të Klubit Mentor Jasharit.

4. Edhe më e rëndë se rezultatet jo të mira, ka qenë sjellja e shefit të shtabit teknik që ka qenë skandaloze. Duke krijuar grupacione, me konflikte të vazhdueshme të anëtarët e Kryesisë, me anëtarët e shtabit teknik, bile edhe me punëtorët e Klubit, me shantazhe, kushtëzime dhe ultimatume të llojllojshme, ka krijuar një atmosferë thuajse të padurueshme në Klub që është reflektua edhe në rezultatet e arritura. Kulmi ka arritur me ultimatumin e fundit “Nëse në ndeshjen me Trepça’89 shihen anëtarët e Kryesisë së Klubit, ne do ta tërheqim ekipin nga terreni”! Është një ultimatum i pa presedan, i pashënuar ndonjë herë në sport jo vetëm në Gjakovë e në Kosovë por edhe më gjerë. Kjo është dëshmia më e mirë se ata që lëshojnë këso ultimatumesh nuk e kanë në plan të parë suksesin e Klubit, por interesat personale, kush e di çfare?! Si duket, autorët e këtij ultimatumi të pashembullt, përkatësisht shefi i shtabit teknik, nuk e ka të qartë se kryesinë nuk e ka zgjedhur ai, por Kryesia e ka zgjedhur atë.

Duke i pasur parasysh të gjitha këto, dhe duke e vlerësua se përgjegjësinë më të madhe për të gjithë këtë e bart shtabi teknik, Kryesia e KF”Vëllaznimi” ka vendosur që të shkarkoi nga detyra komplet shtabin teknik, ndërsa ndaj disa lojtarëve që kanë qenë bartës të krijimit të kësaj atmosfere destruktive është hap procedura disiplinore.
Në ndërkohë Kryesia e K.F.”Vëllaznimi” është duke analizuar të gjitha mundësitë se kush do ta udhëheq skuadrën në tri xhirot e mbetura të këtij kampionati. Njoftohen të gjithë futbollistët që janë të interesuar të bartin fanelën e K.F.”Vëllaznimi” edhe më tej, që takimi me futbollist është të martën (26.05.2015) në ora 10,30 në lokalet e stadiumit të qytetit.