Reagon komuna e Skenderajt, ja çfarë thotë për sulmin ndaj Azem Deliut

Komuna e Skenderajt dënon ashpër sulmin fizik ndaj Azem Deliut që ka ndodhur në Skenderaj. Ne si institucion shprehim qëndrimin tonë konsistent dhe afirmativ në raport me lirinë e shprehjes së secilit individ. Liria e shprehjes është e drejtë fundamentale e secilit individ dhe vlerë univesale e shoqërive demokratike.

Sulmet e ndryshme në drejtim të cënimit të lirisë së shprehjes nuk janë të trashëguar nga e kaluar jonë dhe as vlera të së ardhmes sonë, prandaj ne si institucion kundërshtojmë fuqishëm tendencat për të ngulfatur lirinë e indivit në të gjitha aspektet e saj, duke përfshirë lirinë e besimit dhe shfaqjes së tij, si dhe lirinë e të shprehurit, pa cenuar ndjenjat e tjetrit.

Ushtrimi i dhunës, për shkak të shprehjes së mendimit të individit, është veprim primitiv e qyqar, që në esencë nuk ka qenë dhe nuk është praktikë e njohur për qytetarëve e Skenderajt. Qytetarët e Skenderajt çmojnë më shumë se kushdo tjetër lirinë në tërësi dhe lirinë e shprehjes në veçanti, në qfardo forme të njohur të saj.

Shkrimtari i ri Azem Deliu është vlerë e Skenderajt dhe sulmi mbi të është sulm mbi vlerat e ndërtuara me mund nga vetë qytetarët e Skenderajt.
Ne besojmë se instituçionet kompetente do të mirren seriozisht me këtë rast dhe shkatarët e këtij akti të turpshëm do të përgjigjen para ligjit.