Reagim ndaj Kapllan Resulit – Buroviçit

Reagim ndaj Kapllan Resulit – Buroviçit:

KU I KEMI AKADEMITË TONA?!…

 

Shkruan Avni Avdiu

 

Këto ditë pseudoautori i romanit me titull ‘Tradhtia’ Kapllan Resuli (Buroviçi), për t’ua bërë qejfin serbëve u vu në rolin e papagallit të Akademisë së Serbisë, duke pohuar se gjoja shqiptarët nuk paskan prejardhje ilire, se kinse shqiptarët nuk kanë histori të lashtë, se nuk janë autoktonë, por të ardhur dhe se edhe gjuha shqipe rridhka prej Rumanie. Ndonëse kaluan disa ditë nga deklarata e tij, nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet relevante: as akademitë tona (e Shqipërisë dhe e Kosovës) dhe as nga ndonjë asociacion historianësh. Pyes: “PËR ÇFARË EKZISTOJNË ATO?” Do të thoshin sa për t’u asyetuar: “Ne e injorojmë atë”, – por megjithatë nuk është ashtu, sepse heshtja është pranim. Serbia dhe qarqet propagandistike mediale serbe e marrin këtë si provë për t’i vërtetuar pretendimet e tyre. Mu për këtë duhet treguar atyre dhe atij paloços, se shqiptarët janë denbabaden në trojet e tyre, madje tokat e tyre janë shtrirë edhe deri në Kroaci, e nuk janë të ardhur. Ka me qindra fakte arkeologjike e historike që dëshmojnë gjenealogjinë tonë gjer tek ilirët, bile edhe te pellazgët. Këtë e kanë konstatuar edhe shumë studiues të huaj me renome ndërkombëtare dhe është rrenë e kulluar ajo që thotë ai se gjoja studiuesit e huaj dhe ata shqiptarë paskan thënë të kundërtën, se kinse shqiptarët po datojkan që nga mesjeta. Nuk i ka mbetur një psikopati të lëkund faktet shkencore vetëm për shkak të urrejtjes që ka ndaj popullit të tij, urrejtje kjo që i është krijuar nga vuajtjet në burgjet e Enverit. Psikoza ia ka ngatërruar urrejtjen e regjimit diktatorial me urrejtjen ndaj kombit që i përket. Akademikët tanë që për pak gjëra shahen mes veti si gratë e këqija, do të duhej t’ia bënin me dije këtij tradhtari të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, ani pse ai e di, por nuk e pranon. Buroviçi le të pëlcet prej inati për faktin se Kosova ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë shqiptare dhe është iluzion i tij se ajo do t’i kthehet një ditë Serbisë. Atij i kishte djegur fakti se autori serb i librit “Serbia dhe Shqipëria” ka shkruar mirë për shqiptarët. Buroviçit në fund ia drejtoj një mesazh: “Dimitrije Tucoviçi ani pse serb, po e ka thënë drejt të vërtetën për kombin shqiptar sepse ishte shkencëtar, ndërsa ti o tradhtar po gënjen për popullin tënd sepse je e gomar”.