Rasti Jabllanoviq ndesh Thaçin dhe Daçiqin në Këshillin e Sigurimit

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në OKB tha se Londra pret që qeveria e re e Kosovës të punojë më shumë në rritjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.“Ky dialog është shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e tyre drejt integrimit të të dy vendeve në BE”, tha diplomati britanik.“Apelojmë që pozita dhe opozita të përmbahen nga dhuna”, tha përfaqësuesi britanik në OKB.17:19Ambasadori rus në OKB, tha sot gjatë debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se vazhdimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të përparojë nëse ky dialog nuk trajton, siç tha ai, çështjet kryesore në agjendë.Diplomati rus u shpreh se dëshiron që UNMIK-u të jetë më aktiv në Kosovë.Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot në Nju Jork se Serbia është duke jetuar ende në të kaluarën, ndërsa i bëri thirrje lidersahipit serb që të shikojnë kah e ardhmja dhe të angazhohen në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.“Muaji shkurt sjell përvjetorin e shtatë të pavarësisë së Kosovës dhe shtatëvjetori e gjen Kosovën si shtet më të konsoliduar brenda dhe jashtë”, tha Thaçi.“Dialogu politik ka pritur themelimin e qeverive të reja, njëherë në Serbi e pastaj në Kosovë por dialogu teknik ka vazhduar”, tha ThaçiShefi i diplomacisë kosovare u shpreh i shqetësuar me të gjeturat e raportit të  Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd i cili e bën përgjegjës shefin aktual të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq për një numër vrasjesh në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999.Ai ka akuzuar qeverinë e Serbisë për instalim të strukturave paralele nëpër komunat me shumicë serbe.“Serbia ka qenë e hapur në dialogun me Kosovën me qëllim të gjetjes praktike që do ta përmirësonte jetën e serbëve në Kosovë. Kjo nënkupton edhe përfaqësimin e serbëve ë Kosovës në qeverinë e Prishtinës”, tha Daçiq.Ai e përmendi edhe incidentit e 6 janarit në Gjakovë në të cilin shqiptarët penguan serbët të shkojnë në kishën ortodokse të qyteti, në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse.Por Thaçi tha se ky shkarkim është bërë për shkak të sjelljes joprofesionale të Jabllanoviqit.

  •  
 
Loading...