Raportohet edhe për një arrestim në Mikushnicë të Skenderajt

Arrestime me motive të ndryshme janë regjistruar së fundmi në Skenderaj. Fillimisht u raportua për arrestimin e 7 personave, mandej për arrestimin edhe të një personi në qytetin e Skenderajt, ku I njëjti me vendim të gjykatës është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Një arrestim tjetër është regjistruar në fshatin Mikushnicë të Skenderajt. Lajmi është konfirmuar nga organet e rendit ku thuhet se në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. /Drenica Press/

Lexo tjetër  Ramiz Lladrovci do mbajë një ligjëratë në Universitetin e Gracit