Raporti policor për Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri…

 

Gjatë 24 orëve të kaluara Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të ndodhura në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri dhe më gjerë.

Skenderaj

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit kanë kanosur me armë viktimën mashkull K/Shqiptar. Policia nga njëri i dyshuar ka konfiskuar një thikë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

  

Mitrovicë

Është raportuar në aksident trafiku në mes të tri veturave me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre ngasësit dhe një pasagjere femër K/Shqiptare të cilët kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

 

Mitrovicë

Është raportuar në aksident trafiku në mes të dy veturave me ngasës një mashkull dhe një femër K/Shqiptare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar viktima dhe pasagjerja e saj femër K/Shqiptare të cilat pas marrjes së tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi.

 

Vushtrri

Njësiti policor ka ndaluar një veturë me ngasës mashkull K/Shqiptar dhe gjatë shqiptimit të një tikete i njëjti u ka ofruar policëve 10 € para të gatshme për mos shqiptim të tiketës dhe me pas i ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.