Raporti i policisë për sulmin ndaj Ramiz Lladrovcit

Të hënen në mbrëmje, Ramiz Lladrovci në kuadër të fushatës zgjedhore ishte në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Vetura e Lladrovcit është dëmtuar nga disa persona të cilët i kanë zënë rrugën.

Rastin e ka konfirkuar edhe policia e Kosovës.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një grup personash ia kanë bllokuar rrugën dhe e kanë dëmtuar veturën e tij. Përveç dëmeve në veturë nuk raportohet për lëndime në njerëz. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Drenicapress.info/