Raporti 24-orësh nga Policia e Kosovës

Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.
Informacione lidhur me pritjet në dalje  nga Kosova  për në Serbi në pikë-kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, gjendje kjo e cila është përmirësuar në orët e pasdites
Me qëllim të njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, ju informojmë së në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë sot (06 prill 2015) në orët e hershme të mëngjesit  janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Kosova për në Serbi.
Departamenti i Policisë Kufitare edhe përkundër shtimit të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, informon se në pikë-kalimin kufitar Merdare, në orët e hershme të mëngjesit në dalje ka pasur kolon mbi një (1) kilometër dhe pritjet kanë zgjatur nga (1) orë deri në (2) orë, varësisht prej frekuentimit të automjeteve.
Po ashtu edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë, në orët e hershme të mëngjesit janë krijuar kolona me pritje të në dalje me më pak se një (1) orë.
Gjendja tani në ora :14:00
Tani në orët e pasdites situata e pritjeve është përmirësuar, në pikë-kalimin kufitar te Dheu i Bardhë nuk ka pritje fare, ndërsa në Merdare pritjet janë të shkurtra me kohëzgjatje deri në 30 minuta, pritje këto të cilat bazuar në intensitetin e punës dhe frekuentimit të automjeteve pritet së shpejti të eliminohen dhe të mos ketë pritje fare.
Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë shkaktuar si rezultat i fluksit të automjeteve dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve  përkatës nga autoritetet serbe.
                                  RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET  KRIMINALE
 
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prishtinë05.04.2015-03:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, aksidentalisht është goditur nga një veturë tjetër,  nga e cila ka dalur një person i panjohur dhe me armë në dorë në mënyrë kërcënuese iu ka drejtuar ankuesit. I dyshuari pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fsh. Bardhosh, Prishtinë 05.04.2015-00:05. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar  dhe i njëjti është dërguar vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
  • Fsh. Mramor, Prishtinë 05.04.2015-09:00. Raportohet se ngasësi i mashkull Shqiptar shtetas i Serbisë duke lëvizur me veturën e tij, nga pakujdesia ka rënë në liqen e Badovcit. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër persona,  të cilët  janë dërguar në QKUK dhe pas trajtimit mjekësor të njëjtit janë liruar në shtëpi. Në vend të ngjarjes  kanë dalur njësiti i zjarrfikësve  dhe njësiti i FSK-së, të cilët kanë nxjerr nga liqeni veturën e fundosur.
  • Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë(NN) 05.04.2015-14:40. Raportohet se një femër shtetase e Turqisë duke lëvizur me veturën e saj, nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona.  Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.
  
                                            RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET  KRIMINALE
 
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh.Bolevc, Novobërdë 15.04.2015-12:00. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull serb,  është  gjetur dhe konfiskuar  një revole e tipit TT me gjashtë fishekë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
  • Rr.Muharrem Ibrahimi, Gjilan  05.04.2015-19:20. Në bazë të dy urdhëresave lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar  dhe i njëjti është dërguar vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
  • Rr.Mulla Idrizi, Gjilan 05.04.2015-21:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga  Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekovnicës.
                        RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET  KRIMINALE
 
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Greme, Ferizaj 05.04.2015-03:00. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore.  Në vend-ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një  revole e tipit TT me tre fishekë të kalibrit 7.62mm, si dhe është vërejtur se  vetura e viktimës ishte e dëmtuar nga një predhë. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
 
MJET I DYSHUAR SHPËRTHYES
Fsh. Belinc, Shtime05.04.2015-NN.  Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar  se kishte vërejtur  një mjet të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e KFOR-it  ka asgjësuar mjetin pa incidente.
VETËVRASJE NË TENTATIVË
Ferizaj 05.04.2015-13:17. Raportohet se një mashkull K/Shqiptar ka tentuar që të vetëvritet duke qëlluar veten me armë të  zjarrit. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe gëzhoja e kalibrit 9mm. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.
                         RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET  KRIMINALE
 
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Zhur, Prizren 04.04.2015-23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit dyshohet se me forcë kanë depërtuar në shtëpinë viktimës mashkull K/Shqiptar  dhe kanë vjedhur  një sasi ari në vlerë rreth 4800 €.  Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.  
 
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Suharekë 05.04.2015-11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit  me qëllim të frikësimit të fqinjit të tyre viktimës mashkull K/Shqiptar,  kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri gjysmë automatike me 15 fishek dhe 4 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Wiliam Woker, Prizren 05.04.2015-14:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga  Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
                        RAJONI I PEJËS
INCIDENTET  KRIMINALE
 
 
KANOSJE/ARMËMBATJE PA LEJE
Rr. Dëshmoret e Kombit, Deçan 05.04.2015-03:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti e ka kërcënuar duke i drejtuar armën e zjarrit viktimës mashkull K/Shqiptar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit C.Zastava. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
MJET I DYSHUAR SHPËRTHYES
Fsh. Bellopojë, Pejë 05.04.2015-17:50. Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësit policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së kanë larguar mjetin shpërthyes  pa incidente.
 
ARRESTIM NË BAZË TË URDHËRESËS
  • Pejë(NN)25.04.2015-05:19. Në bazë të kërkesës së lëshuar nga zyra e Interpolit, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Pejë, të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit.
  • ANP Adem Jashari (NN)05.04.2015-08:40.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga  Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
                                                                                                
 
                      RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET  KRIMINALE
 
 
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Llugagji, Gjakovë04.04.2015-20:10. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se në rrethana të panjohura, është përfshirë nga zjarri një shtëpi e pa banuar. Njësit policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar  zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
 
 
                                      RAJONI I MITROVICËS
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
  • Fsh. Doberlluk, Mitrovicë 05.04.2015-13:10. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave civile, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar dy  femra K/Shqiptare të cilat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
  • Vushtrri 05.04.2015-09:35. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave civile, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar të dy ngasësit meshkuj K/Shqiptar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
  • Vushtrri 05.04.2015-09:35. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave civile, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar katër meshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
 
                                      RAJONI I MITROVICËS – VERI
 
INCIDENTET  KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
 
                            POLICIA KUFITARE
 
INCIDENTET  KRIMINALE
 
KONTRABANDIM ME MIGRANT
ANP Adem Jashari 05.04.2015-11:00. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti ka tentuar që ti dërgojë ilegalisht për në shtetet e Evropës dy viktima meshkuj  shtetas të Turqisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
                STATISTIKAT  E  PËRGJITHESHME
Aksidente fatale
000
Aksidente me të lënduar
015
Aksidente pa të lënduar
032
Tiketa trafiku të shqiptuara
  696
Arrestime
  014
Në mbajtje
  011