Raporti 24-orësh nga Policia e Kosovës

Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.
                                  RAJONI I PRISHTINËS
 INCIDENTET  KRIMINALE
 
 LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. “Hajdar Dushi”, Prishtinë, 01.04.2015-02:40. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fshati Miradi e Ulët, Fushë Kosovë, 01.04.2015-07:40. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar  janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë e tipi Ekol Special me 3 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe një pistoletë tjetër të cilës nuk i dihet lloji. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE/MARRJE E RYSHFETIT
Kaçanik, 01.04.2015-21:45. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në veprat e lartshënuara. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Raport shtesë:
KEQPËRDORIM I  PËRSONAVE NËN MOSHEN 16 VJEÇ
Prishtinë 23.12.2014-23:00. Në lidhje me rastin raportohet se me 01.04.2015 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Konushevc, Podujevë, 01.04.2015-08:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
 
Prishtinë 01.04.2015. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti  është dërguar në mbajtje .
 
                                            RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET  KRIMINALE
 
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Kamenicë, Gjilan, 01.04.2015-15:00.  Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.
                         RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET  KRIMINALE
 
VJEDHJE E RËNDË
Rr. “Reçakut”, Ferizaj, 01.04.2015-05:50. Raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë depërtuar me forcë brenda një lokali  ushqimor, ku kanë vjedhur disa para të metalit (12.90€).  Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë  për shkak të një urdhërese të mëhershme të lëshuar nga gjykata, është dërguar në vuajtje të dënimit  në Qendrën Korrektuese Lipjan.
 
Fshati Cërnillë, Ferizaj, 31.03.2015-23:00. Raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar nga ku kanë vjedhur një kamerë, një telefon si dhe një aparat për rroje. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
 
DHUNË FAMILJARE
Ferizaj, 30.03.2015-10:30. Me 01.04.2015 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar,  pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten  e tij duke shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
 
DHËNIE RYSHFETIT
Ferizaj, 01.04.2015-16:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti  me qëllim të mosshqiptimit të gjobës për një kundërvajtje në trafik, u ka ofruar  zyrtarëve policorë 10€ mito. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
 
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Kaçanik, 01.04.2015-10:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,  është arrestuar një mashkull  K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun Lipjanit.
 
                           RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET  KRIMINALE
 
KANOSJE
Suharekë,01.04.2015-11:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka hyrë me sëpatë brenda  oborrit të shkollës së fshatit duke i ndjekur nxënësit dhe mësimdhënësit.  I dyshuari është me të meta psikike dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
 
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE/ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prizren, 01.04.2015-18:30. Raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj , një K/Shqiptar dhe dy shtetas të Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit  tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: 7.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, para 1170€ dhe 5800 lekë të Republikës së Shqipërisë , 4 telefona celularë, një revole M 57  me 16 copë fishekë të cal 7.62 mm dhe dy automjete.  Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje .
 
Raport shtesë:
GRABITJE
Prizren, 24.03.2015-19:55. Në lidhje me rastin raportohet se me 01.04.2015 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar  dhe me vendim të  prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
 
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
 
INCIDENT ZJARRI
Fshati Kërstec, Dragash, 01.04.2015-09:00. Viktima mashkull K/Goran ka njoftuar se në rrethana të panjohura, është përfshirë nga zjarri një pjesë e pullazit të një shtëpie të pabanuar. Njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar  zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
AKSIDENT TRAFIKU
Fshati Landovicë, Prizren, 01.04.2015-20:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile me ngasës dy meshkuj K/Shqiptarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit, ndërsa një pasagjere femër K/Shqiptare është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
 
                          RAJONI I PEJËS
INCIDENTET  KRIMINALE
 
 
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
 
                            RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET  KRIMINALE
 
 
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fshati Ngucat, Malishevë, 01.04.2015-22:50. Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretmanë mjekësor në QKMF Malishevë.
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Gjakovë, 01.04.2015-11:40. Në bazë të tri urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjakovë,  është arrestuar një mashkull  K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun Prizrenit.
                                     RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET  KRIMINALE
 
 
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Skenderaj, 01.04.2015-11:20. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore në QKUK.
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
 
                                      RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET  KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
 
 
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Leposaviq, 01.040215-19:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture civile. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një mashkull Serb i cili ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Spitalin e Mitrovicës. Me vendim trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
 
                           POLICIA KUFITARE
 
INCIDENTET  KRIMINALE
 
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
 
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
       STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale
001
Aksidente me të lënduar
017
Aksidente pa të lënduar
031
Tiketa trafiku të shqiptuara
688
Arrestime
022
Në mbajtje
022