Ranglista e FIFA-s, Shqipëria në vend të 57-të

 

Kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur në pozitën e 57-të në renditjen e FIFA-s për muajin prill.
Pas fitores ndaj Armenisë me rezultat 2:1, Kombëtarja shqiptare është ngjitur për katër pozita në klasifikimin e FIFA-s për muajin prill.
Kombëtarja tani është e 57-ta në botë në kuotën e 575 pikëve. Me triumfin e arritur në Elbasan Arena ekipi i drejtuar nga Gianni De Biasi ka marrë 18 pikë.