Ramiz Lladrovci: Për këto arsyeje, Stadiumi Nacional do të ndërtohet në Drenas

Ditët e fundit është hapur një debat në të gjithë Kosovën në lidhje me vendin se ku duhet të ndërtohet Stadiumi i ri Nacional i Kosovës.

Deklaratat e kryeparlamentarit Kadri Veseli se stadiumi do të ndërtohet në Drenas, kanë krijuar paqartësi në opinion edhe pse më parë ishte ndarë lokacioni për në Bërnicë të Prishtinës.

Lidhur me këtë çështje, ka folur edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ka sqaruar arsyet se pse stadiumi duhet të ndërtohet në Drenas.

“Vendi për lokacionin e ri kanë filluar të shpronësohen tokat. Është në qendër të Kosovës. Është vend ku o konvenon të gjithëve, është afër aeroportit, krah autostradës dhe konsideroj se është vendi ideal për ndërtimin e stadiumit nacional”, ka thënë i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci për Radio Televizionin e Kosovës, transmeton GazetaOlle.