Rakiq punëson 17 ish-pjesëtarë të MUP-it të Serbisë

Janë edhe 39 ish-pjesëtarë të MUP-it të Serbisë, të cilët nuk janë integruar në institucionet kosovare, 17 prej të cilëve janë të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ata të gjithët janë të papunë, andaj kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, është zotuar se problemin e tyre do ta zgjidhë vetë në kuadër të Komunës, me të cilën Rakiq është duke qeverisur.

Ai ka propozuar që ata të hyjnë në listat e pagave të punëtorëve të administratës komunale të Mitrovicës së Veriut nga janari i vitit 2018 dhe ka kërkuar që Ministria e Financave ta rrisë buxhetin e vitit 2018 edhe për 17 punëtorët të tjerë.

Sipas tij, ai është marrë vesh me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Ivan Teodosijeviq, i cili është kryetar ilegal i Zveçanit (kryetar i Organit të Përkohshëm për Zveçanin).

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, të premten Rakiq ka sqaruar propozimin e tij, sipas të cilit 17 ish-pjesëtarë të MUP-it të Serbisë do të punësohen në administratën komunale të Mitrovicës së Veriut nga janari i vitit 2018 dhe për këtë arsye ka kërkuar që buxheti i vitit 2018 për Komunën e Mitrovicës të rritet.

Ai tha se Komuna e Mitrovicës së Veriut ka 115 punëtorë dhe se këtij numri do t’i shtohet edhe 17 ish-pjesëtarë të MUP-it serb…/Zeri/