Raiola: Pogba do të thyejë rekordin e transferimit të Ronaldos

Mino Raiola, ka thënë se mesfushori francez, Paul Pogba, do të largohet nga Juventusi për një shumë që do ta thyejë edhe rekordin e Cristiano Ronaldos.
Paul Pogba është një tjetër klient në listën e yjeve të futbollit të Raiolas, ndërsa mesfushori i Juventusit vazhdimisht po lidhet me klubet më të mëdha evropiane, dhe agjenti i tij ka thënë se transferimi i tij mund të bëhet këtë verë.
“Pogba mund të shkojë në gjashtë skuadra. Kur të vijë momenti i duhur këtë verë, mirëpo ndërrimi i klubit nuk është objektiv në vete. Ne nuk po ngutemi. Nëse ai largohet do ta thyejë rekordin e transferimit të Ronaldos”, ka shtuar më pas Raiola.
 
Loading...