Qytetarët do të paguajnë sigurimin pa marrë shërbimet shëndetësore

Nga 1 janari i vitit 2017 të gjithë të punësuarit do të fillojnë të paguajnë sigurimet shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë, në një koncept-dokument të cilin ia ka dërguar Qeverisë së Kosovës, para disa javësh, ka bërë të ditur se me fillimin e vitit do të fillojë mbledhja e premiumeve, por nuk ka përcaktuar kohën prej kur qytetarët do të fillojnë të marrin shërbimet për të cilat do të paguajnë.

Çdo i punësuar në bashkëpunim me punëdhënësin do të paguajnë 7 për qind të pagës.

Se MSH-ja nuk e ka idenë se kur do të fillojë ofrimi i shërbimeve shëndetësore të garantuara me Ligjin për sigurime shëndetësore është në dijeni as kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë (FSSHK), Blerim Syla. Ai ka thënë se është skeptik që ofrimi i shërbimeve shëndetësore mund të sigurohet nga janari.
Gazeta është përpjekur të kontaktojë ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani, dhe zëvendësin e tij, Izet Sadiku, por asnjëri nuk i janë përgjigjur interesimit të gazetës për këtë çështje. Por, ishte ministri që nëpërmjet një postimi në “Facebook”, javë me parë, kishte bërë me dije se në janar fillon vetëm mbledhja e parave e jo ofrimi i shërbimeve.

Lexo tjetër  Ambasadori gjerman, kosovarëve: Flisni me ata që kanë bllokuar Demarkacionin