Quni ia kthen Halitit: Do i gjej protagonistët që tregojnë se i ke marrë rreth 8 milionë

Anton Quni, deputet i LDK-së është përplasur në seancën e Kuvendit, me nënkryetarin e këtij institucioni, Xhavit Halitin. Kjo për shkak të një fondi, rreth 8 milionë eurove gjatë periudhës së luftës.

Quni është shprehur se është i bindur që Xhavit Haliti ka pranuar këtë shumë me autorizimin e Ahmet Krasniqit.

“Mbrëmë e kam potencuar saktësisht. Nuk e di çka ka të keqe nëse ky fond është ndarë për ndihmë urgjente të njësive të ushtarëve të Kosovës. Kanë folë për këtë çështje edhe shumë të tjerë, edhe shok tuaj të idealit dhe partisë, por nëse ju dëshironi fakte edhe më shumë, unë do t`i siguroj. Nuk janë në pyetje a janë 6,7 a 8 por mundem me i siguru edhe protagonistët që të tregojnë me fakte me zhillime, që ju këtë plus minus e keni pranuar personalisht me autorizimin e Ahmet Krasniqit”, raporton Indeksonline.

Ndërsa, krejt këtë e ka quajtur “rrenë” vet Haliti, i cili ka thënë se shuma që e ka përmendur Quni nuk qëndron./Indeksonline/

 

Lexo tjetër  Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj goditen nga vetura, s’ka ambulancë për t’i dërguar në spital (Video)