Qosja: As serbët nuk e zhvatën Kosovën sikur oligarkët e saj të ri

Akademik Rexhep Qosja thotë se nuk mundet me ditë se kush prej politikanëve e ka zhvat Shqipërinë gjatë këtij çerekshekulli, por vlerëson se e di, përafërsisht se kush prej politikanëve e ka zhvat e plaçkit dhe po e zhvat e po e plaçkit sot Kosovën.

Madje Qosja thekson se as serbët nuk e zhvaten Kosovës sikur oligarkët e saj të ri. Qosja këto komente i ka shkëputur nga intervista e tij “Dy qeveritë dhe dy akademitë”.

Por Qosja, shkon ma tej tutje duke thënë se individualisht, veç e veç serbët nuk e zhvatën dhe nuk e plaçkitën Kosovën siç e zhvatën dhe e plaçkitën dhe siç po e zhvatin e po e plaçkitin bijtë e saj, oligarkët e saj politik sot./MekuliPress/