Çka thanë Lushtaku e Sejdiu për barazimin në derbi

Ndeshja mes Drenicës dhe Ferronikelit përfundoi në barazim që si duket ka kënaqur të dyja skuadrat.
Dy trajnerët, ai i Drenicës, Tahir Lushtaku dhe Gani Sejdiu i Ferronikelit kanë mbetur të kënaqur me atë se çfarë panë në fushë në takimin që përfundoi 0-0.
“Ishte një ndeshje interesante që mund të prodhonte tri rezultate të ndryshme. Ata nuk i shfrytëzuan disa pakujdesi tonat në pjesën e parë, mirëpo mendoj që epilogu përfundimtar ishte real”, theksoi Lushtaku për SuperSport.
“Drenica është një ekip i fortë si vendës por pavarësisht kësaj ne nuk i lejuam që të na rrezikojnë. Arritëm që ta menaxhojmë lojën dhe të krijojmë shumë raste, ishim për një nuancë më të mirë mirëpo edhe Drenica e meritoi barazimin. Barazimi ishte rezultat real”, deklaroi Sejdiu pas ndeshjes.