Qeveria nuk e do më EULEX-in

Brukseli zyrtar ka në tavolinë një Plan për transferimin e të gjitha kompetencave nga misioni i EULEX-it tek autoritetet vendore, të cilin muaj më parë ia ka përcjellë Prishtina zyrtare.

Dokumenti parasheh edhe dorëzimin e dosjeve dhe informatave të ndjeshme, shkruan sot Koha Ditore.

Mandati i tanishëm i EULEX-it përfundon me 14 qershor, siç edhe parashihet në Marrëveshjen e prillit 2014, e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një ligji të veçantë. BE-ja do që ta mbajë misionin në mandatin aktual, por me staf të përgjysmuar. E Qeveria ka kërkuar “transfer kredibil”.

Disa kompetenca i do për institucionet vendëse, e disa të tjera do që të kalojnë në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

Kësisoj, kërkon që të gjitha rastet që hetohen apo janë në procedurë gjykimi, të barten tek gjyqësori vendor. I do të gjitha dosjet.

 
Loading...