Qeveria ndan 100.000 euro për stadiumin “Riza Lushta”

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e katërmbëdhjetë më radhë të mbajtur sot, ka vendos që të ndaj mjete për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga zjarri në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, ky stadium do të përfitoj 100.000 mijë euro, mjete këto që do të përdorën për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga zjarri.
Stadiumi “Riza Lushta” ishte përfshi nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të ditës së shtunë (03.10.2015), nga ky zjarr ishte djegur pjesa më e madhe e tribunës, duke përfshirë këtu edhe çatinë.
 
Loading...