Qeveria e Hungarisë i ndan bursë studentit nga Drenasi! (foto)

 

Ambasada e Hungarisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), kanë nënshkruar marrëveshje për ndarje të 90 bursave në fusha të ndryshme për shtetasit e Kosovës, të cilët janë të interesuar të studiojnë në Bachelor, Master dhe Doktorat.

Njëri nga përfituesit është edhe Fazli Demaku nga komuna e Drenasit, për drejtimin Agrikulturë dhe Menaxhim i Pronës në Karoly Robert College Gyongyos (Budapest).

Fazliu shkollen fillore e kreu në vendlindje (Çikatovë) ndërsa të mesmen në gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në  Drenas.

Kjo bursë, studentit nga Drenasi i siguronshpenzimet e fakultetit, konviktin si dhe një shumë në të holla për shpenzime mujore./Drenicpress.info/

Lexo tjetër  “Do të vras”! Gruaja që përgjoi gjyqtarin, thonjtë në fyt ish-burrit (Foto)