Qepa produkti i duhur kundër rënies së flokëve

Qepa është një produkt që njihet për vetinë e saj të shëndetshme kundër rënies së flokëve, problemeve me zbokthin dhe kundër infeksioneve të lëkurës së kokës.

Që në kohët e hershme lëngu i qepës është përdorur për trajtimet e flokëve, ai vret mikrobet, parazitët dhe është i dobishëm për trajtimin e disa infeksioneve të kërpudhave të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së flokëve.

Për përgatitjen e kësaj maske mund të merrni disa qepë (2-3) ashtu që pasi ti grini imët dhe pastaj ti shtypni të fitoni rreth 3 lugë (gjelle) lëng qepe, duke i përzier me një lugë mjaltë.

Më pas masazhoni vetëm rrënjët e flokëve dhe lëreni në qetësi për 20-30 min, në fund lani flokët me shampo. Kjo recetë e cila mund të përdoret një herë në javë.

Sipas disa studimeve, lëngu i qepës është ndër kurat më të mira për daljen e flokëve të rinj. Përveç të mirave të qepës edhe mjalti me vetitë e tij anti-bakteriale lufton mykun dhe është një antioksidant i shkëlqyer.