Pyllëzohet Gjakova (foto)

 

 

Ka nisur sot faza e ripyllezimit në 6 regjione të Kosovës. Sot aksioni ka nisur në Gjakovë. Ky proces do të zgjasë 45 ditë dhe do të përdorën 750 mijë fidanë të llojit halorë dhe gjethorë për pyllëzimin e 300 hektarëve në dhjetë komuna të Kosovës.
Në këtë aksion janë angazhuar 171 punëtorë, nga familjet me asistencë sociale, bazuar edhe në Memorandumin që e ka nënshkruar javë më parë MBPZHR-ja me Ministrinë e Punës dhe Mireqenies Sociale. Kujtojmë se ditë më parë ka filluar edhe një fushatë vetëdijesuese për ruajtjen e pyjeve.