Punësohen 70 doktorë dhe infermierë të rinj, në komunën e Mitrovicës

Në bashkëpunim me CARITAS që nga nesër do të fillojnë punën 70 doktorë dhe infermierë të rinj nëpër qendrat e mjekësive familjare në komunën e Mitrovicës.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Muhedin Osmani, takuan 70 doktorët dhe infermierët e rinj nga komuna e Mitrovicës të cilët nga nesër do të fillojnë punën në QKMF Mitrovicë.

Në bashkëpunim me CARITAS-in që nga nesër do të fillojnë punën 70 doktorë dhe infermierë nëpër qendrat e mjekësive familjare në komunën e Mitrovicës, transmeton Veriu.info.

Kryetari Bahtiri, pasi uroje të gjithë këta të rinj, foli edhe për rendësin e këtij projekti i cili synon që përmes angazhimit të doktorëve dhe infermierëve të shtoi efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët e komunës sonë. Në fjalën e dhënë kryetari, Bahtiri, kërkoi përkushtim dhe ndihmë sa më cilësore për pacientët dhe qytetarët që kanë nevojë për shërbime mjekësore.

Ndërsa drejtori i Shëndetësisë, Muhedin Osmani, tha se përfituesit e këtij projekti duhet ta duan punën, të ofrojnë profesionalizëm dhe mirësjellje në raport me shërbimet e nevojshme mjekësore për pacientët.

Komuna e Mitrovicës do të vazhdojë edhe me tutje angazhimin e saj në fushën e shëndetësisë dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj./Veriu.info/