Puna e drejtorit të Telekomit në libër universitar

Studentët e Universiteteve në Shqipëri, ata të cilët studiojnë në Universitetin Shtetërorë të Tiranës, atij në Durrës dhe pjesën më të madhe të universitetve private, do të mesojnë për Menaxhimin dhe Mardhënjet me Publikun, të cilat i praktikon pothuajse çdo ditë Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, kompani kjo e cila është nën pronësi të Shtetit të Kosovës.

Konkretisht, puna e përditshme e tij, apo i gjithë cikli 24 orësh gjatë ditës, i vënë nga ai në funksion të kompanisë, qoftë nga konferencat e drejtëpërdrejta, intervistat, postimet e ndryshme dhe interaktiviteti në rrjetet sociale, do të mësohet nga qindra e mijëra studentë të universiteteve shqiptare në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Njëri prej profesorëve më të shquar në lëminë e Mardhënieve me Publikun, Profesori dhe gazetari Alban Tartari, i cili përveç se ligjëron Mardhënjet me Publikun në disa prej universiteteve më të njohura në Shqipëri, përfshirë atë shtetërorë të Tiranës, publikoi gjatë ditës së djeshme librin“Mardhënjet me Publikun”, libër në të cilin përfshiu Agron Mustafën, pasi ky i fundit ka rënë në sy të specialistëve të Mardhënjeve me Publikun për promovimin që i bën kompanisë .

Në veçanti ai ka monitoruar punën e Drejtorit Agron Mustafa dhe pasqyrimin e saj nëpër media televizive, të shkruara, rrjete sociale etj etj.

Libri i Dr.Tartarit “Mardhenje me Publikun”, vjen si një punim shkencor dhe praktik, me mbështetjen shkencore te Prof.Dr. Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqiperise si dhe Prof.As.Dr. Mark Markut, përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës.

“Mustafa ofron një model që unë e kam evidentuar duke e krahasuar me John Legeren e T-Mobile USA, i cili unifikon pozitivisht imazhin e tij personal dhe atë profesional me brendin e kompanisë që drejton. Evidentuam Mustafën për shkak të prezantimit profesional te Telekomit të Kosovës në profilet e tij publike, model që ende nuk vihet re në drejtimin e korporatave publike dhe private në Shqipëri” , tha Tartari.