PSG fiton derbin dhe merr kreun

PSG, ka fituar derbin francez duke e mposhtur Marsille në udhëtim me rezultat 2:3. Skuadra nikoqire kaloi e para në epërsi me anë të sulmuesit Giganc në minutën e 30’. Gëzimi i vendasve zgjati vetëm 5 minuta pasi që Blaise Matuidi barazoi për 1:1. Për epërsinë e dytë e të Marsille u përkujdes përsëri Giganc në minutën e 43’ për 2:1. Me ketë rezultat skuadrat shkuan në pushim.  Me të filluar pjesa e dytë Marquinhos shënoi  për të barazuar në 2:2. Kurse për fitoren e PSG-së u përkujdes Jeremy Morel lojtari i Marsielle që shënoi autogol.
PSG, me ketë fitore mbetet lider me 62 pikë, 1 me shumë së Lyon./drenicapress/