PSG e kërkon Tevezin

 

Kampionët e Francës, PSG, i kanë vënë syrin sulmuesit të Juventusit, Carlos Tevez.
Sipas asaj që raporton e përditshmja franceze “Le Parisien”, Carlitos është i preferuari i drejtuesve të Parisit për sulmin. Tevez i cili ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2016 shpeshherë është shprehur se kur t’i përfundojë kontrata me bardhezinjtë do të transferohet në Argjentinë te Boca Juniors, por një ofertë e sheikëve nga Katari që kanë në pronësi Paris Saint Germain-in mund ta joshë tejmase futbollistin 31-vjecar.
Kartoni i Tevez llogaritet rreth 20 milion euro që nuk bënë problem për PSG, që në verë do ta shesë Ezekuel Lavezzin.