Pse të kërkohet në Beograd një aktor, kur Kosova ka një person identik me Adem Jasharin?! (Foto)

Secili shqiptar i vërtetë do donte t’i ngjante Atij.

Por vetëm njëri prej tyre e pati këtë fat. Ky është Ramadan Kaqkini nga Drenica apo kopja identike e Adem Jasharit, shkruan Magazina.al.

      Ramadan Kaqkini, ish ushtar i UCK-së

Burri nga Llausha e Skënderajt, prej nga i ka dajtë Adem Jashari, ka shumë ngjajshëri me komandantin legjendar me të cilin ishin të të njejtës gjeneratë.

Por nuk është vetëm pamja fizike e përbashkëta e Ramadan Kaqkinit me Adem Jasharin. Ata të dy kishin një ideal; lirinë e Kosovës. Ramadan Kaqkini ishte epror i UCK-së në Drenicë, dhe luftoi deri sa erdhi liria, duke e quar në fund amanetin e komandanti legjendar, shkruan Magazina.al


         Kaqkini në rolin e Adem Jasharit

Duke e parë ngjashmërinë e madhe, Ramadan Kaqkini është ftuar të luaj rolin e Adem Jasharit, në recitalin “Ai është i gjallë”. Ngjitja e tij në skenë ku portretizohej komandantin, ngjallte emocione të papara, ku tek shikuesit krijohej përshtypja sikur vërtetë po ngjallet  Adem Jashari. /Magazina.al/

                        Ramadan Kaqkini

Lexo tjetër  Pritet ky ndryshim në provimin për patent shofer në Kosovë