Pse qeshen aq shumë disa çuna me këtë pulë, arsyeja do ju habis (Video)

Pulat janë shpezë shtëpiake, nga të cilat njeriu që i mban ka shumë përfitime, duke filluar nga mishi, vezët dhe shumimi i tyre i shpejt dhe i lehtë që është, shkruan “Kosovarja”.

E në një video që po qarkullon nëpër internet, shihet një pulë e cila është duke hëngër bukë, por në sfond dëgjohen ca çuna që nuk i ndalin të qeshurat.

Duket se pula është fokusuar të hajë sa më shumë bukë, dhe në video shihen feta buke të prera ku vetëm pjesa e kores së bukës është ndërsa pjesën e brendshme duket se ia kanë hequr me qëllim që të bëjnë këtë video “qesharake”. Videon e kanë titulluar “Pula budallaqe”, ku asaj i hyjnë të dyja pjesët e bukës në qafë.

Duke e parë videon do ta kuptoni pse ata qeshin aq shumë!