Provimi teorik për patentë – shofer së shpejti në mënyrë elektronike

Ministria e Infrastrukturës më 29.03.2017 ka nënshkruar kontratën për projektin “e–testimi” me kompaninë për fituese “PBC” shpk, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në këtë kontratë parashihet kalimi i mbajtjes së provimit teorik për patentë shofer nga forma manuale e deri tanishme, në atë elektronike. Sipas kushteve të kontratës kompania përfituese e tenderit në afat prej tre muajsh nga dita e nënshkrimit të kontratës është e obliguar që të paraqesë aplikacionin e kompletuar dhe më pas të filloi me fazën e pilot-projektit, e cila fazë do të realizohet për tre muaj dhe nëse pilot projekti rezulton të jetë i suksesshëm do të bëhet shtrirja e aplikacionit në të gjitha Qendrat e Testimit.

Mirëmbajtja dhe garancia është paraparë për një periudhë tri vjeçare. Çmimi i kontratës kap vlerën e 239,898.98 €.

Lexo tjetër  Braktisin shkollimin në mungesë të transportit publik