Protestë kundër vezëve të importuara nga Shqipëria

Kryetari i Shoqatës së Shpatarëve të Kosovës, Sabit Rama ka njoftuar se 164 fermerë, do të protestojnë nesër para Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), kundër sjelljes së vezëve nga Shqipëria me çmim që nuk e mbulon koston e prodhimit.

Rama ka bërë të ditur për KosovaPress se nga Shqipëria importohen vezët me çmim prej 11 eurosh një pako, e cila përmban 300 vezë, kurse e njëjta në tregun e Shqipërisë shitet me 27 euro.

Ai shpjegon se ky çmim në Kosovë vie, për shkak se nga Shqipëria sillet teprica e vezëve, kurse fermerëve nga Kosova u shkaktohen çdo ditë humbje në vlerë prej 16-miëj deri në 17-mijë euro.

Protesta do të mbahet në ora 09:00, para objektit të AVUK-ut.