Promovohet libir “Agents of Empire” nga Noel Malcom

“Agents of Empire”, i Noel Malcom është promovuar në Javën e Kulturës Shqiptaro-Britanike në Londër

Mal Berisha, ambasador i Shqipërisë në Londër është shprehur se në Ambasadën e Shqipërisë nuk ka pasur kurrë më shumë miq të një elite kaq të lartë angleze, sikurse që kanë qenë gjatë promovimit të këtij libri

Në natën e katërt të Javës së Kulturës Shqiptaro – Britanike në Londër, në mbrëmjen e së martës është promovuar libri i Noel Malcolm “Agents of Empire”, promovim ky që është mbajtur në Ambasadën e Shqipërisë në Londër.

Mal Berisha, ambasador i Shqipërisë në Londër është shprehur se në Ambasadën e Shqipërisë nuk ka pasur kurrë më shumë miq të një elite kaq të lartë angleze, sikurse që kanë qenë gjatë promovimit të këtij libri. Ai ka njoftuar se me rastin e këtij promovimi kanë qenë prezent editorë të gazetave më prestigjioze si: Telegraph, Charles Moore, pastaj drejtori i Institutit Mbretëror të Antropologjisë, David Shankland, editori i revistës Standpoint, Daniel Johnson, arkitekti i famshëm Mark Willingalle…

“Agents of Empire”, është një libër i cili sjell përpara lexuesit një histori të padëgjuar më parë, të një familje shqiptare nga Ulqini në shekullin e 16 – të e cila ndahet pas pushtimit osman në dy degë: Njëra shkon drejt Lindjes në Stamboll ndërsa tjetra drejt Venedikut. Pinjollët e kësaj familje arrijnë të marrin komandën e ushtrive të dy perandorive dhe në një moment historik ato dy ushtri ndeshen me njëra tjetrën duke qenë nën komandën e dy pinjollëve shqiptar të së njëjtës familje./kultplus/