Promovohen dy libra të Isak Shemës

Libri “Identitete letrare” përfshin figura të shumta, si Faik Konicën, Fatos Arapin, Ali Podrimjen, Jakov Xoxën e shumë figura të tjera.
Me rastin e 75-vjetorit të lindjes dhe 55-vjetorit të veprimtarisë së Prof. Isak Shemës janë promovuar dy libra “Kultura letrare bashkëkohore” dhe “Identitete letrare”.
Dekani i Fakultetit Filologjik, Sadat Kuqi foli për jetën krijimtaria dhe angazhimet shkencore të Isak Shemes. Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, vlerësoi me mirënjohje punën e palodhshme të profesorit Shema dhe kontributin e dhënë në gjeneratat e reja.
“Studentët e profesorit dallojnë shumë nga të tjerët, ai gjithnjë ka qenë mbrojtës i letërsisë kombëtare shqiptare”, u shpreh miku i tij akademik Rexhep Qosja, me të cilin së bashku kanë përfunduar normalen në Prishtinë.
Libri “Identitete letrare” përfshin figura të shumta, si Faik Konicën, Fatos Arapin, Ali Podrimjen, Jakov Xoxën e shumë figura të tjera.
Në këtë libër një hapësirë i është kushtuar edhe dramës “Nita” të Josip Relës.
Ndërsa në librin “Kultura letrare e bashkëkohore” ka të përfshira studime autoriale që japin një dimension të rëndësishëm në rrethanat dhe situata të vështira. /KultPlus.com
 
Loading...