PROGNOZIMI

PROGNOZIMI 28 mars, 1999
Përshtypja e gjitha neve është se puna e bombardimit nuk do zgjatë shumë, mirëpo unë për vete kam një parandjenjë të keqe se tërë kjo “lojë” me “tomahavkë”, do zgjasë një qikë kohe. Kam përshtypjen se nuk do gabojë poqese prognozojë se së paku një muajë të tërë do të vazhdojë kjo odisejadë e bombave. Këtë përshtypje pesimiste e mbështesë në disa paradispozita që i disponon regjimi aktual:
a/ Suksesi i plotë në ikjen apo moszbatimin e asnjë Rezolute të Këshillit të Sigurimit, nga ana e Millosheviqit në përvojen e Bosnjës.
b) Strategjia e zhdërvjellët e serbve për t’i ikur asajë që premtohet në tavolinat e gjelbërta, që është edhe një dëshmi tjetër e fituar në përvojën e Bosnjës.
c/ Mosuniteti i plotë i aleancës veriatlantike në staza më të gjata se një muajë (përvoja e Irakut dëshmoi se ajo mund të bombardoi pandërprerë /dmth.24 orë!/ deri në 44 ditë!), që mund shumë lehtë të shfrytëzohet nga strategët ushtarak serb.
d/ Natyrën e vetë problemit të Kosovës, i cili nuk është i sotit por në te janë akumuluar: padrejtësitë dhe regjimet e gadi një shekulli të tër.
e/ Armatën e cila nuk është për t’u nënçmuar në asnjë aspekt. Ngase, vtë fakti që hynë në radhën e pesë superfuqive në Evropë flet vetëvetiu, për sigurinë morale e materiale që e ka në vetëvehte ajo.
 f/ Përparsinë absolute që e ka APJ-ja në tokë. Unë për vete, anipse nuk jam ndonjë ekspert ushtarak, nuk dijë që të ketë pasur mundësi ndonjë “agresor” i jashtëm te ketë fituar luftën vetëm nga ajri, pa i shkelur këmba e këmbësorisë! Në këtë rast, nëse ndodhë kjo atëherë kjo do të ishte një risi në diktrinat e reja ushtarake. Që dmth. se për t’u fituar lufta, këmbësoria është e paevitueshme që të marshojë në Kosovë. Kjo gjë, për bindjen time nuk do të mundej të bëhej as shpejt e as në mënyrë të sigurt. Për një shkak krejtësisht të thjesht. Përëndimi është shumë shumnë i ndieshëm në kufoma ushtarake, të cilat mund të krijojnë një disponim tërësisht kontraproduktiv.
g/ Si edhe përvojën e fushatës së bombardimeve, që u ushtrua në Irak, kundër diktatorit Sadam Hysein, dhe që zgjati 44 ditë të plota !
Të shohim ende është heret për prognozime të tilla! Kanë kaluar vetëm pesë ditë.
Shkëputur nga libri i profesor Fadil Malokut “VETË ZOTI NA SHPËTOJË” (Ese Sociologjik për Luftën)
 Nesër “KURESHTJA” 29 mars, 1999