Profesori nga Skenderaj shpallet fitues nga Microsoft-i (FOTO)

Një histori suksesi nga profesori Islam Beka në fushën e njohurive të Microsoftit. 

Profesori nga Skenderaj Islam Bekaj këtë vit ka zënë vendin e parë nga gjithë mësimdhënësit e Kosovës në fushën e Teknologjisë në konkursin e Microsoft Innovative Experts që organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, transmeton Drenica Press.

Në një prononcim për portalin Drenica Press, Islam Beka tha se gara për të fituar këtë çmim ka qenë shumë e fortë, pasi gjithë mësimdhënësit më të mirë të teknologjisë në nivel Kosove kanë qenë mjaft të përgatitur, por me përkushtim të madh më në fund arrita të jem fitues, ku si shperblim nga kompania gjigande Microsoft do të kem një udhëtim në Singapor.

Në këtë rast Microsoft do të mbuloj të gjitha shpenzimet e mija dhe në këtë vizitë do të ndjekim prezantime dhe ligjerata sa i përketë fushës së Microsoftit, përfundoj Beka për Drenica Press.

Aktulisht islam Beka është mësimdhënës në shkollën fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj.

Microsoft çdo vit organizon një eveniment të ashtuquajtur Educator Exchange (E2) për mësimdhënësit Microsoft Innovative Experts (MIE) nga mbarë bota. I ardhëshmi është planifikuar për 13-15 Mars në Singapur. 

Sic e dini me rekomandim nga Ministria e  arsimit në Kosovë ju ishit të nominuar dhe upërzgjedhot si Microsoft Innovative Expert Educator (MIEE).

Për këtë arsye ju ftoj të merrni pjesë në trajnimin që do të mbahet të shtunën (25 nëntor) 2017, 10:30-12:30 h në hapësirat e Ministrisë së arsimit (showcase classroom në katin përdhese).Në këtë trajnim do të njohtoheni rreth:

  1. Programës Microsoft Innovative Educator Trainer, cilat janë kriteret për të qenë mësimdhënës trajnues i Microsoft-it, qasja në materialet për trajnues dhe angazhimi i juaj rreth kësaj inicijative dhe cilat janë benefitet; pjesëmarrja e juaj si trajnues në webinaret (trajnime online) që planifikojmë t’i organizojmë në 15 shtete në rajon.
  2. Do të ju njohtojmë rreth kritereve për përzgjedhjen e mësimdhënësit që do të përfaqesojë Kosovën në  evenimentin Microsoft Educator Exchange (E2)në Singapur. Përzgjedhja deri më 05 Dhejtor.
  3. Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin certifikatë për pjesëmarrje në trajnim.
  4. Në qoftë se keni kompjuterin e juaj personal është e preferueshme që ta merrni me vete.

 

Në emër të Ministrisë së arsimit dhe Microsoft, shpresojmë në pjesëmarrjen e juaj. Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen me email.

Ju falemnderit.

Vlora Ademi

Senior Education Business Development Manager

Microsoft Macedonia, Albania and Kosovo