Problemet studentore në fakultet

Nga Shkelzen Rrecaj
Njeriu gjatë jetës së tij përballet me vështirësi të natyrave të ndryshme. Por shpeshherë është i paaftë që t’i menaxhoj ato. Në të shumtën e rasteve nevojitet që t’i qasemi në mënyrë akademike, por jo të gjithë e kanë ketë aftësi. Për ta ngritur intelektin tonë ne duhet që të ndjekim shkollim të mëtutjeshëm përveç atij fillor dhe të mesëm që do të thotë fillimin e studimeve. Megjithatë studimet kanë vështirësi e veta, kështu që studentet përballen me probleme të ndryshme duke filluar nga mungesa e parave pastaj edhe probleme që kanë të bëjnë me natyrën e studimeve si streset që ndikojnë relativisht direkt në studentin si vonesa e profesorëve dhe pritja e gjatë  para sporteleve të referentëve.
Natyrisht se për të filluar dhe mbaruar studimet duhet që studenti të siguroj edhe një shumë të majme parash. Gjendja ekonomike neper të cilën po kalon populli i Kosovës shpeshherë e pamundëson sigurimin e mbështetjes financiare sepse papunësia është e madhe dhe nëqoftëse ndonjë nga anëtarët e tij është në punë dhe punon ai nuk arrin që t’i mbuloj të gjitha shpenzimet që kërkon një familje e lerëme që t’i ndihmojë një studenti të cilit studimet i kërkojn kushte të mira apo mesatare për studim. Sepse standardi ne vendin tonë është mjaft i ulët ku nuk arrin studenti të siguron mbështetjen nga familja, por ai mundohet që vazhdimisht të troket ne dyert e atyre që kanë pasuri dhe të kërkoj prej tyre ndihmë. Se një student ka shumë harxhime duke filluar nga ushqimi, fjetja, udhëtimi dhe blerja e literaturës të gjitha këto që i përmendem janë mjaftë të shtrenjta.
Nuk janë vetëm këto vështirësi që has studenti gjatë studimeve ai has edhe në shumë probleme që ndikojnë direkt në të si vonesa e profesorëve, të cilët mjaft shpesh mungojnë ne ligjërata e kjo e shqetëson apo e streson studenti se ai gjatë ditës planifikon që të lexoj apo ka edhe punë të tjera për të bërë. Dhe ne fakt nuk është vetëm mungesa e tyre por ata shpeshherë i shtyn edhe provimet por edhe rezultatin e tyre dhe kjo ndikon psqikisht të studenti i cili lodhet ne mënyrë psikike.
Nuk janë vetëm këto vështirësi në fakultet por ka edhe shumë vështirësi tjera si pritja e gjatë para sporteleve të referentëve për paraqitjen e provimeve apo e regjistrimit të semestrave etj. Edhe kjo pa dyshim që është një problem që kërkon zgjidhje të shpejt se kjo ndikon shumë në studentin në mënyrë psikike duke pritur gjatë dhe natyrisht humbë kohë.
Për të studiuar nuk është lehët por studentet ose duhet pajtuar ose jo me kushtet që kanë në fakultet ose ai duhet të marr hapa të shpejtë ne zgjidhje të këtyre problemeve.
Por dëshira për të studiuar është e madhe ai i kalon edhe këto vështirësi duke kërkuar ndihmë nga institucionet e Kosovës ose nga njerëz apo organizata të ndryshme që kanë mundësi të mëdha materiale për t’i ndihmuar një studenti.