Probleme me filmin e ri të James Bond

Filmi i dytë i regjisorit Mendes për James Bond, ndjekur nga suksesi 1 miliard dollarësh i Skyfall në vitin 2012, ka në kast aktorin anglez fitues i dy çmimeve Oskar, Christopher Waltz, aktoren italiane Monica Bellucci dhe atë franceze Lea Seydoux.
Filmi më i fundit i James Bond, Spectre, ka vuajtur nje tjetër vonesë, pas atij të publikimit të skenarit për shkak te sulmit kibernetik ndaj Sony Pictures entertainmet.
Ky i fundit ka të bëjë me një urdhër të lashtë të murgjve të krishterë të cilët i mohuan xhirimin e një skene në një varrezë Romake të famshme. Regjizori Sam Mendes është shprehur se kishin shpresuar që skena të xhirohej në varrezat e Veranos, i cili mban varret e ikonave të kulturës Italiane si poeti Goffredo Mameli, por këto shpresa janë prerë nga murgjit e krishterë.
Vendi, 2000 vjeçar është ndërtuar në rrënojat e nekropolit të lashtë, ndaj urdhri i murgjve do të ruaj shenjtërinë dhe të ndalojë hyrjen e automobileve të rënda. Tashmë mendohet se xhirimet do të bëhen të Muzeun e Civilizimit Roman i cili gjithashtu ndodhet në Rome. Filmi i 24-t zyrtar i James Bond ka hasur mjaft vështirësi gjatë xhirimeve. Atij iu mohua xhirimi i një skene ndjekjeje tek Quatro Fontane ku gjenden shatërvane të stilit barok të cilat datojnë në shekullin e 16. Progesi gjithashtu u ngadalësua në fillim të këtij muaji pasi aktori Daniel Craig, i cili portretizon James bond për të katërtën herë ndryshi kaviljen teksa zhironin një skenë në studio e Pinewood në Londër.
Filmi i dytë i regjisorit Mendes për James Bond, ndjekur nga suksesi 1 miliard dollarësh i Skyfall në vitin 2012, ka në kast aktorin anglez fitues i dy çmimeve Oskar, Christopher Waltz, aktoren italiane Monica Bellucci dhe atë franceze Lea Seydoux. Filmi pritet në kinematë Angleze në 23 tetor dhe debuton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 6 Nëntor të këtij viti. /kultplus/