Prishtina, nikoqire e Kampionatit Ballkanik në Pingpong për të Rinjtë

 

Sot në Pallatin e Sportit në Prishtinë është bërë hapja zyrtare e Kampionatit Ballkanik në Pingpong për të Rinjtë (BYTTC 2015), i cili do zgjasë deri të dielën, në të cilin do të marrin pjesë garues nga pese shtete te rajonit si Turqia, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi dhe Kosova dhe garat do zhvillohen nëdisiplinat ekipore, individuale, çifte (djem, vajza dhe te përziera).

Në emër të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Sportit, hapjen zyrtare e bëri zëvendësministri Rexhep Hoti. Ai u dëshiroi mirëseardhje sportistëve mysafirë të vendeve të rajonit dhe i uroi ata që të korrin suksese në këtë kampionat.

Ai e konsideroi këtë ngjarje të rëndësisë së veçantë, duke dëshmuar se vendi ynë di të organizojë.

Ai theksoi se MKRS vazhdimisht ka rritur përkrahjen për sportin, ndonëse mbeten sfida edhe në të ardhmen, si përmirësimi i infrastrukturës dhe masivizimi i sportit.

Fjalë përshëndetëse në hapjen zyrtare patën edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe kryetari i Federatës së Pinpongut të Kosovës, NehatÇitaku.

Për t’u informuar më shumë rreth kampionatit, për rezultatet në ditët në vijim deri në përfundim të tij mund t’i gjeni të azhurnuara në ueb faqen www.byttc.net e dedikuar përkëto gara.