Prishtina në ditën e parë të Ramazanit

Dita e parë e Ramazanit është shënuar në mënyra të ndryshme në Prishtinë

Është ulur në kafe, por vetëm për të pushuar. 67 vjecari, Shefki Beqiri, e agjeron Ramazanin që 50 vjet.

Prandaj më shumë se buka atij po i mungon diçka tjetër.

Megjithë vështirësitë ai shprehet i bindur se do të agjerojë muajin e shenjtë të Ramazanit, raporton Frontal në T7.

Edhe Përparim Pacolli, taksist me profesion agjeron që nga mosha 9 vjeçare.

Përkundër angazhimit në punë, ai nuk e ka problem ta kryej këtë obligim fetar.

Kryeqyteti i Kosovës, vend me shumicë muslimane, nuk ndryshon nga ditët tjera.

Dallimi vërehet vetëm tek lokalet që kanë pronarë turq.

Por jo të gjithë turqit në Kosovë e kanë pushim gjatë Ramazanit.

Fondacioni Ejup Sultan, ka angazhuar vullnetarë që gjothcka të jetë gati për itarin e parë.

Në fakt 30 ditë rresht në Platonë e Pallatit të Rinisë, kjo organizatë do të shtrojë oftarë falas për të gjithë besimtarët.

Këtu do kenë mundësi të hanë iftarë të gjithë ata që kanë kushte të rënda ekonomike.

Lexo tjetër  Haradinaj: Brezi i UÇK-së, kulmoi një rrugë të gjatë deri në liri