Presidenti: Po bashkëpunojmë ngushtë me NATO’n për krijimin e ushtrisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë edhe njëherë qëndrimin e tij rreth transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Thaçi ka pohuar se janë duke punuar ngushtë me NATO-në, që Forca e Sigurisë së vendit të shndërrohet në Ushtri e Kosovës.

Këto deklarime Presidenti Thaçi, i dha sot gjatë pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e gradimit të pesë pjesëtarëve të komuniteteve në kuadër të FSK-së, ndërsa ka shtuar se kjo forcë çdo herë po dëshmon se është shtëpi e të gjithëve.

I pari i vendit tutje ka shtuar se është një privilegj për të ndjekur së afërmi të arriturat e FSK-së në përgjithësi, forcë kjo sipas tij e cila është në shërbimin e të të gjithë qytetarëve të saj.

Në përfundim të fjalimit të tij në këtë ceremoni, Presidenti Thaçi ka shprehur dhe falënderime ndaj shteteve mike të Kosovës, që të cilat po e mbështesin vendin që udhëheq në krejt këtë rrugëtim.