Presidenti me mbiemrin më të veçantë në botë

Canaan “Sodindo” Banana ishte president i parë i Zimbamvesë dhe udhëhoqi shtetin nga viti 1980 deri më 1987. Këtë president e bën të veçantë emri i tij, por ka disa fakte në lidhje me atë që janë më pak të njohura për publikun e gjerë në mbarë botën. Pasardhësi i tij ishte Robert Mugabe, i cili në atë kohë ishte kryeministër i vendit. Gjatë jetës dhe karrierës së tij, Banana bashkoi dy parti politike, Zimbabwe African National Union (ZANU) dhe Zimbabwe African People’s Union (ZAPU). Ai më vonë u bë diplomat i Organizatës së Unitetit Afrikan dhe qëndroi në krye të departamentit fetare në Universitetin e Zimbabve. Megjithatë, ai më vonë u akuzua për marrëdhënie seksuale ‘sodindo’ (term zimbabvian për seksin me kafshët), e cila konsiderohet krim në këtë vend afrikan. Ai e mohoi, por u dënua dhe u burgos më vonë. Banana vdiq më 10 nëntor të vitit 2003 në Londër.