Presidenti i Empolit: Hysaj mund të largohet, shumë klube janë të intersuara

 

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, ka paralajmëruar largimin e mbrojtësit shqiptar, pasi për Elseid Hysajn janë të interesuara shumë klube italiane dhe jashtë Italisë.

“Hysaj është befasi e këndshme, një futbollist i rëndësishëm që është përmirësuar shumë në vitet e fundit dhe mund të ketë karrierë jashtë vendit”, ka thënë Corsi të hënën në një intervistë dhënë “Radio Olimpia”.

Hysaj këtë sezon ka shkëlqyer këtë sezon në Seria A, duke qenë njëri nga mbrojtësit më të mirë në Itali, dhe largimi drejt një skuadre më të madhe është shumë i mundshëm.