Premtohet ndihmë për invalidët e luftës

Zëvendësministri i Shëndetësisë Rrustem Musa, priti sot në takim Kryetarin e Shoqatës së Invalidëve Civil të Luftës,  Avni Lubovci, ku diskutuan për mundësinë e mbështetjes së kësaj kategorie nga ana e MSh-së.

Musa, tha se kjo ministri do t`u dalë në ndihmë këtyre rasteve varësisht nga nevojat e tyre.

Ai theksoi se janë duke punuar  në drejtim që të mbështesim Qendrën Ortoprotetike të ShSKUK-së, me mjete, material të nevojshëm dhe sigurim të protezave, me qëllim të trajtimit të këtyre rasteve.

Nga ana e tij, Lubovci u shpreh falënderues për mbështetjen e Ministrisë në përmbushjen e kërkesave të tyre emergjente për trajtimin e kësaj kategorie, transmeton Klan Kosova.

Lexo tjetër  Drejtoresha e Bankës Botërore premton përkrahje për Kosovën