Premtohet ndërtimi i një pende uji në këtë fshat të Skënderajt

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Skënderajt, Isa Fejzullahu, ka dhënë idenë sesi do të zgjidhej problemi për furnizimin me ujë për banorët e Skënderajt.

Fejzullahu ka thënë se duhet ndërtuar një pendë në fshatin Kuqicë.

Sipas tij kjo pendë do të kushtonte mbi 20 milion euro dhe angazhimi i tij do të jetë maksimal për ta realizuar këtë./Drenicapress.info/