Premierë: Gold Ag dhe Shyhrete Behluli sjellin bashkëpunimin e tyre të tretë “Gurbetqari”

Këngëtarja Shyhrete Behluli dhe reperi Gold AG ka kohë që paralajmëronin bashkëpunimin e tyre të tretë.

Për të gjithë dashamirësit e muzikës së tyre, ky bashkëpunim është publikuar dhe gjendet tashmë në kanalin YouTube.

“Gurbetqari” titullohet kënga e tyre e re, e cila është punuar nga Alban Furtuna, teksa për tekstin janë kujdesur vet protagonistët.

Në një bisedë për Telegrafin, dyshja e njohur patën rrëfyer se ky bashkëpunim vjen si pasojë e suksesit të dy bashkëpunimeve të para “Vëlla e motër” dhe “Dashnia e nanës”.

“Është suksesi i dy këngëve tona të para që na ka shtyrë të realizojmë edhe këtë bashkëpunim. Jemi ndarë shumë të kënaqur nga projektet e mëparshme. Ndonëse i takojmë rrymave të ndryshme dhe mund të tingëllojnë të çuditshme bashkëpunimet tona, megjithatë publiku i ka mirëpritur dhe shpresoj që edhe kënga e tretë të pëlqehet njëlloj”, ka thënë Shyhrete Behluli për Telegrafin.

Ndërkohë, Gold AG ishte shprehur duke treguar se këtë duet e cilëson si më të veçantë.

“Dy bashkëpunimet e para shumë të suksesshme, por këtë këngën e tretë e cilësoj si pak më të veçantë, ka thënë ai. /Telegrafi/

Lexo tjetër  Ekspozitë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës "Qafa"