Prekëse kjo video: Ia kushtojnë titullit futbollistit më sëmundje të rëndë (Video)

 

Skuadra e famshme çeke, Viktoria Plzen ka patur arsye për festë këtë javë. Plzen e ka siguruar titullin të cilën e festoi para tifozëve të vetë. Mirpo të gjithë u emocionuan me momentin madhështor që kjo skuadër ia bëri lojtarit të saj i prekur nga një sëmundje e rëndë, Marian Cisovsky.

Mbrojtësi sllovak në janar të këtij viti u diagnostifikua me sëmundjen e rëndë, ALS, për çka u detyrua të lë futbollin.
Prania e tij në fushë përloti vetë futbollistin, bashkëlojtarët dhe të gjithë në stadium. Mirpo festa u nda me të dhe lojtari që tani nuk ka drejtpeshim u bë pjesë e festës.

ALS është një sëmundje e pashërueshme e cila lidhet me sistemin nervor, por që dëmton muskujt dhe ngadal pamundëson ecjen normale dhe drejtpeshimin./Indeksonline/