Prekazi paralajmëron Drenicën

Feronikeli nesër e pret rivalin fqinj, Drenicën, në ndeshjen e parë të javës së 22-të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Para fillimit të stinorit pranveror, pritej që skuadra nga Drenasi të jetë në rrethin e ngushtë të kandidatëve për titull të kampionit, por  në tri javët e para arkëtoi vetëm tri pikë dhe aktualisht gjendet në pozitën e 8-të, me 31 pikë të tubuara.

Megjithatë, mbrojtësi, Arbër Prekazi, vlerëson se ka ende kohë për arritjen e objektivave. “Ende nuk dihet saktë sa skuadra do të marrin pjesë në ligat evropiane, pastaj është mundësia që një skuadër të fitojë kampionatin dhe Kupës, kështu që i jepet rasti skuadrës që renditet e dyta. Për këtë arsye, synimi ynë është të renditemi sa më lart dhe eventualisht ta sigurojmë pjesëmarrjen në garat evropiane”, ka thënë Prekazi për Insporti.com.

Sa i përket ndeshjes së nesërme, ai beson se skuadra e tij do të dalë me tri pikë. “Si çdo ndeshje tjetër edhe kjo pritet të jetë mjaft e vështirë për ne. Megjithatë jemi përgatitur maksimalisht që mos të bëjmë tjetër hap fals, pasi në rast të tillë do të na vështirësohet puna për t’i arritur objektivat tona”, është shprehur Prekazi.

Lexo tjetër  Videoja që sqaron gjithçka në përleshjen e Agron Mustafës me dy policët