Portugalia në flakë: Dronët filmojnë pamje shokuese (Video)

Portugalia dekretoi tri ditë zie kombëtare duke nisur nga sot, pas zjarreve që përfshinë pjesën qendrore të Portugalisë.

Flakët që shpërthyen dje në mbrëmje në rajonin Leiri, kanë shkaktuar deri tani 62 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Numri i lartë i viktimave erdhi pasi flakët përfshinë shumë makina që udhëtonin pranë një rruge, që gjendej shumë afër pyllit, thanë dëshmitarë të ndryshëm.

Mdërkohë pamjet nga vendngjarja janë të tmerrshme.

Për fat të keq kjo duket të jetë tragjedia më e madhe që kemi parë vitet e fundit “, tha kryeministri Antonio Costa, në një konferencë emergjente për shtyp.

Për zjarret që ka përfshirë pyjet, janë dashur rreth 1700 zjarrfikës, të cilët po rrezikojnë jeten për ta shuar atë, edhe pse shpejtësia e përhapjes ishte shumë e madhe.