Portugalia “bye bye” Serbisë (tabela-video)

Portugalia ka shënuar fitore të rëndësishme duke e bërë edhe më interesante garën për vendin e parë në grupin I, për kualifikimet në evropianin Francë 2016.

Kombëtarja e Portugalisë, ka mposhtur Serbinë me rezultat 2:1, duke i lënë jashtë garës për Euro 2016.
Qendërmbrojtësi Ricardo Carvalho shënoi golin e parë në minutën e 10’, për epërsinë e portugezëve.

Me këtë rezultat, përfundoi pjesa e parë.

Nemanja Matic me një gol të bukur ka shënuar në minutën e 61’, që barazoi rezultatin në 1:1, por ky barazim zgjati vetëm dy minuta, pasi që Coentrao në minutën e 63’, rikthejë epërsinë për vendasit.

Me ketë fitore, Portugalia udhëheq në grupin I me 9 pikë, dy më shumë se Danimarka dhe Shqipëria, që kanë nga 7 pikë./Drenicapress/