Portieri i Kombëtares shqiptare shënoi gol njësoj si Brignoli (Video)

Pas golit të portierit të Beneventos, Alberto Brignolit ndaj Milanit në sekondat e fundit, në orët e fundit po shfletohen faqet e historisë për numrat 1 që kanë pasur fatin e shënimit të një goli.

Në këtë kategori, ku të privilegjuarit nuk janë të shumtë edhe Shqipëria ka protagonistin e saj dhe ai është edhe Arjan Beqaj.

Ish-portieri i Kombëtares shqiptare e ka provuar shijen e një goli në aksion, në sezonin e largët 2001-2002 kur ai ishte pjesë e OFI-t të Kretës.

Në një ndeshje ndaj Panileiakos ishullorët po humbnin 1-2. Në amullinë e lojtarëve në zonë, Beqaj kërceu më lart se të gjithë dhe shënoi një gol të paharruar me kokë që i dha të tijve një pikë të vyer në minutën e 90-të duke e shndërruar shqiptarin në hero.